Kanali 7...

Të dehur dhe me shpejtësi 187km/h, arrestohen 8 shoferë, pezullohen 43 patenta

Tetë drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 31 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 187 km/h në Bypass-in e Fierit) dhe 12 për nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.06 mg/l).

Ndërkohë, janë ndëshkuar me gjobë në të gjithë vendin 1898 drejtues mjetesh.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse. Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.”