Aksident i rëndë në Tiranë/ Motorri përplaset me betonieren, ndërron jetë 40-vjeçari
Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pas një aksidenti. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një qendre …
Kanali 7...
Kjo është Fitrete Hamzaj, 90 vjeçe nga fshati Leshnice ne Pogradec. Ashtu si shumë familje të tjera, ajo ka humbur djalin gjatë luftës në Siri.
Ajo kërkon riatdhesimin e pjesës tjetër të familjes e cila vazhdon të jetë e bllokuar në kampet siriane.
FITRETE HAMZAJ
Më ka mbetur nusja e djalit dhe dy çupat aty. Unë kam shpresën se do më vijë nuisja me çupat e nipi. I kam rritur me fukarallëk. Skisha plaçka ti vishja.
Me shpresën se ata do të rikthehen, e moshuara kërkon nga institucionet që të bëjnë të pamundurën për shpëtimin e tyre.
Kam shpresa të shoh nipin. Shtëpinë i jap. Më ka marrë malli.
Një situatë e ngjashme është dhe për Demir Dervishllarin nga fshati Rëmenj, i cili ka humbur djalin e nipin në të ashtuquajturin shteti islamik.
DEMIR DERVISHLLARI
Andej fillimisht ka ikur djali që unë e dija në Francë . ka qenë shumë i fshehur me mua nuk më ka treguar asgjë. pastaj iku nusja. Djali vdiq nga leucemia në 2014 ndërsa më pas më ka ardhur një mesazh që ka shpërthyer një bombë dhe është plagosur nusja e ka humbur jetën nipi i vogël.
Ai tregon se deri më tani nuk ka bërë asnjë kërkesë për riatdhesimin e familjarëve të tij, ndërsa thotë se shpreson se do i shoh sërish.
Nuk kam bërë e nuk do ta bëj. Se këta që ikën andej nuk i dërgoi shteti. Ikën vete. Shteti mban përgjegjësi për trupat paqeruajtëse që nis ve. Unë do pres sa të kem frymë. Por shteti nëse do të kishte mëshirë do kishte vepruar më shpejt. Siç bëri Kosova.
Në bashkinë e Pogradecit, fshati Leshnicë dhe Rëmenj janë dy nga zonat më të prekura nga ikjet e të rinjve drejt Sirisë.
Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pas një aksidenti. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një qendre …
19 vrasje me 20 viktima, ku tre prej tyre janë brenda familjes. Ky është bilanci i krimeve të rënda për …
Një aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Pogradec-Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tyrbes së …
Policia e Elbasanit ka referuar në Prokurori materialet për një vjedhje në tëntativë. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar i cili …
Policia ka bërë të mundur zbritjen nga tarraca të 50 vjeçarit, Adrian Dardha nga Berati i cili se kërcënoi do …