Gjysma e vrasjeve, të pazbardhura në 6 mujorin e parë të vitit/ Sfidë për policinë mbeten atentatet mafioze
19 vrasje me 20 viktima, ku tre prej tyre janë brenda familjes. Ky është bilanci i krimeve të rënda për …
Kanali 7...
4 fëmijët dhe gruaja Floresha Rasha që dje u riatdhesuan nga kampi Al-Hol po i nënshtrohen procesit të rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri
Burimet bëjnë me dije se është ngritur një grup pune i oërbërë nga disa institucione, si Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Brendshme dhe Agjencia Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, të cilët kanë hartuar planin e punës për mënyrën se si do të vijojë trajtimi i 5 shqiptarëve të riatdhesuar.
Mësohet se plani i punës do të jetë afatgjatë. Aktualisht secilit prej tyre i është vendosur në dispozicion nga një mjek, infermier, psikolog, si dhe një ekspert arsimi.
Burimet shtojnë se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë, por më problematike kanë anën psikologjike. Kjo pasi të riatdhesuarit kanë shfaqur shenja frike.
Nga grupi i punës mësohet se fillimisht me ta po punohet për ambientimin e tyre në territorin shqiptar.
Nuk ka një afat të caktuar se sa 5 shqiptarët do të qëndrojnë në Kavalishencë në Durrës, ndërsa takimet me familjarët nuk do u ndalohen.
Po ashtu, pjesë e grupit të punës do të jetë edhe njësia e Antiterrorit. Edhe pse nuk do të kenë agjentë pranë godinës ku janë strehuar 4 fëmijët dhe Floresha Rasha, sërish ata do të vëzhgohen në distancë. Kjo për shkak të dyshimeve se mund të kenë lidhje me persona që mund t’i nxisin për qëllime terroriste.
19 vrasje me 20 viktima, ku tre prej tyre janë brenda familjes. Ky është bilanci i krimeve të rënda për …
Një aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Pogradec-Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tyrbes së …
Policia e Elbasanit ka referuar në Prokurori materialet për një vjedhje në tëntativë. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar i cili …
Policia ka bërë të mundur zbritjen nga tarraca të 50 vjeçarit, Adrian Dardha nga Berati i cili se kërcënoi do …
Një 50-vjecar ka hipur ne taracën e një pallati 5 katesh në lagjën 8 Nëntori në Berat dhe kërcënon se …