Kanali 7...

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri raportohen pasditen e sotme në zonën e “ish parkut të autobusëve” në Tiranë.

Paraprakisht bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur në këmbë. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa pritet informacion zyrtar nga policia.

Uniformat blu po krehin zonën, dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.