Kanali 7...

Teliti: Shëndetësia është e nënfinancuar, situata drejt përkeqësimit

Përfaqësuesi i PD për çështjet ekonomike, Dorjan Teliti deklaroi se shëndetësia në Shqipëri merr shumë pak financime.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se për shkak të situatës shumë mjekë e infermierë janë larguar nga vendi. Sipas tij, situata do të përkeqësohet nëse nuk do të merren masa menjëherë.

 

“Shëndetësia nuk është thjesht tulla e atyre pak investimeve të viteve të fundit, por baza e shërbimit të saj janë stafet e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në to. Gjatë viteve të fundit janë rreth 950 mjekë që janë larguar nga Shqipëria, aktualisht sot jemi vendi me numrin më të vogël të mjekëve për frymë, vetëm 1.2 mjekë për 1mijë banorë, ndërkohë që vendet fqinje janë disa herë më mirë se ne. Shëndetësia në Shqipëri është e nën financuar me vetëm 3% të PBB-së dhe nëse vazhdon të lihet pas dore gjendja thjesht do të përkeqësohet akoma më shumë. Koha nuk pret, rritje pagash dhe investime të qënësishme janë domosdoshmëri për të përmirësuar sistemin tonë shëndetësor.”