“Putin e do Kosovën një dështim”/ Kurti akuzon Vuçiç për trajtimin e shqiptarëve të Preshevës
Mbrojtja e Kosovës nga forcat paqeruajtëse është e domosdoshme pas deklaratave kërcënuese të Rusisë. Deklarata vjen nga kryeministri i Kosovës …
Kanali 7...
Pas vizitës së tij treditore në Prishtinë ku është takuar me krerët e institucioneve shtetërore e partive politike, i dërguari i posacëm i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak ka deklaruar se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare pa themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në një konferencë për shtyp përpara vizitës në Beograd ai ka nënvizuar se Kosova duhet tu permbahet zotimeve.
MIROSLAV LAJCAK I DERGUARI SPECIAL I BE PER DIALOGUN
“E kuptoj shumë mirë ndjeshmërinë mbi cështjen e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe por dua t’ju qartësoj se BE nuk ka asnjë interes në destabilizimin e Kosovës dhe nga ana tjetër, marrëveshjet e arritura në vitin 2013 dhe 2015 duhet të zbatohen përderisa jeni zotuar. Dialogu i ofron Kosovës një mundësi për të diskutuar dhe përmbyllur të gjitha cësthjet e hapua por kërkohet kompromis dhe të tejkalohen përcarjet politike në këtë temë.”
Presidenti Hashim Thaci dhe kryeministri Avdullah Hoti, këmbëngulin se marrëveshjet nuk mund të zbatohen pa njohje reciproke dhe se tema e asociacionit është e mbyllur tashmë.Pork y qëndrim nuk përputhet me atë të Brukselit.
“Këto janë negociata shumë të vështira por nuk mund të kemi progres nëse palët nuk heqin dorë nga pretendimet e tyre. Kosova duhet ta implementojë zotimin që ka marrë përsipër. Ata që thonë se është mbyllur kjo temë, nuk duan të arrijnë marrëveshje.”
Ndërkohë presidenti serb Alexander Vucic është shprehur se është i gatshëm për kompromis por Bashkimi i Komunave me shumicë serbe duhet të përmbushet pa asnjë alternativë tjetër.
Mbrojtja e Kosovës nga forcat paqeruajtëse është e domosdoshme pas deklaratave kërcënuese të Rusisë. Deklarata vjen nga kryeministri i Kosovës …
Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel kishte në fokus vetëm dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës dhe …
Pas miratimit të propozimit francez nga parlamenti bullgar që nënkupton heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut për të vazhduar …
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si “dështim të plotë” samitin Bashkimi Evropian (BE) …
Analisti nga Maqedonia e Veriut Albert Musliu ka folur ditën e sotme, i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në …