Kanali 7...

Thirrjet raciste ndaj Hysajt/ Braçe iu “përvishet” tifozëve të Lazios: Ai s’është krimb, por shqiponjë

Elseid Hysaj është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit në Romë. Kjo për shkak të ritualit që çdo futbollist kryen kur transferohet në një ekip të ri. Futbollisti i kombëtares zgjodhi të këndojë këngën ”Bella Ciao” , një kolonë zanore kushtuar lëvizjes partizane në mbarë botën.

 

Mirëpo, kjo nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve të Lazios, të cilët kanë shpërthyer në akuza ndaj shkodranit. Një banderolë gjigante me nënshkrimin “Hysaj një krimb, Lazio është fashiste”  është hapur përballë hotelit ku skuadra po kryen fazën përgatitore.

 

Sjellja e tifozëve ka shkaktuar revoltimin e zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili shkruan:

 

“Idiot, Elsi Hysaj nuk eshte krimb! Eshte shqiponje! Ashtu siç fashizmi nuk eshte tifozllek, por krim! Cdo vend ka idiotet e tij, cdo ekip ka idiotet e tij gjithashtu; Por ka nje cak gjithnje! Sulmi ardhur nga urrejtja fashiste ndaj futbollistit shqiptar, titullar i ekipit kombetar te Shqiperise e kapiten i tij, fare pa shkak eshte i neveritshem, i turpshem dhe i papranueshem! Afirmimi i ketij sulmi nga pozita fashiste-sic thuhet ne kete parulle, eshte krim! Solidaritet te plote e mbeshtetje per Elsi Hysaj ne keto ore te veshtira. Qetesi, kurajo dhe force! VO: deshiroj te shoh qe Federata Shqiptare e Futbollit, Federata Italiane e Futbollit, UEFA e FIFA te denojne sulmin dhe te mbrojne furbollistin shqiptar.”