Kanali 7...

Tifozët polak të dehur dhe huligan/ Shishe dhe stola drejt tribunës së tifozëve shqiptarë

Tifozet polak, diku tek një numër afro 1 mijë, të vendosur në pjesën e sipermë të zonës pas njerëz portë, kanë qënë shumë problematik gjatë gjithë kohës.

Të njohur për sjelljen e tyre agressive dhe problematike në kampionatin polak por edhe në ndeshjet ndërkombëtare, polakët e kanë reflektuar një sjellje të tillë të dhunshme edhe në duelin kundër Shqiperisë në “Air Albania Stadium”.

Konsumimi i alkoolit gjatë gjithë ditës në rrugët e Tiranës, mesa duket ka dhënë efekte dyfish tek mënyra sesi ata janë sjell brenda në stadium.

Në pjesën më të madhe të kohës ultrasit polak kanë hedhur uje, bidona  dhe gotta me birrë dhe coca-cola drejt tifozeve shqiptarë që ishin poshtë tyre.

Situate u bë edhe më problematike në pjesënj ë dytë sidomos në kohën kur ndeshja u ndërpre pasi tifozët shqiptarfë gjuajten më bidona lojtarët e Polonisë.

Kjo bëri që tifozët polak të reagonin duke e nxjerre inatin me shkulje stolash të cilat u hodhen drejt tifozeve shqiptarë, cka rrezikoi edhe jetën e tifozeve, mes tyre grad he fëmijë.

Ndërhyrja e policisë dhe vendosja e tyre nëtribunën ku ishin polaket, jo vetëm që nuk e qetësoi situatën por e rëndoi atë për disa minuta pasi ultrasit polak reaguan keq.

Me siguri Uefa pervec marrjes në shqyrtim të sjelljes së tifozeve shqiptarë që solli ndërprerjen e ndeshjes, do të marrë në konsiderate edhe problemet e shumta që prodhuan në stadium tifozet polak.