Kanali 7...

Tirana kërkon fitore ndaj Teutës/ Tetova: Përballja me “Djemtë e Detit”, ndeshja e kthesës

Tirana kundër tabusë.Teuta nuk njeh humbje me Tiranën prej 7 ndeshjesh dhe java e 20 e Kategorise Superiore rezervon pikerisht këtë takiim në stadimin Selman Stermasi. Edhe pse jo në pozitat me te mira në klasifikim, kryeqytetasit jane të bindur se kjo do të jete ndeshja e ktheses. Në krye të pankines së Tiranes nuk do të jete tekniku Orges shehi per shkak se ky i fundit shfaqi simptoma të Covid-19 ndersa skuadra do drejtohet nga Zv.trajneri Edlir Tetova.

 

Është një ekip që ka bërë mirë kampionatet e fundit, sigurisht edhe këtë sezon po bën mirë.

 

Do të përpiqemi të bëjmë maksimumin. Djemtë janë paraqitur shumë mirë në stërvitje dhe ne presim që ata të bëjnë më të mirën në fushën e lojës. Çdo gjë do t’ia lemë fushës, ditën e ndeshjes.

 

Tetova beri nje koment dhe për formen e skuadrës ndërsa tha se bardheblutë jane ende brenda objektivave.

 

EDLIR TETOVA

Zv/TRAJNER I TIRANËS

Në lojë janë edhe 51 pikë, që janë gati gjysma e kampionatit, kështu që ne kemi objektiv ndeshjen e radhës. Shpresoj t’ia dalim mbanë. Patjetër që mungesat janë shumë të rëndësishëm. Torasa vuan dëmtimin e gjurit akoma. Shpresojmë me ndihmën e mjekëve, nga java tjetër të fillojë stërvitjen. Është mungesa e Najdovskit që ka rezultuar pozitiv me COVID. Danso është me 4 kartonë. Grupi tjetër ka punuar maksimalisht, shpresoj t’ia dalim sa më mirë.

 

Nderkohe ndeshja tjeret e programuar për nesër eshte ajo mes Lacit dhe Kastriotit dhe Apolonia e Fierit-Bylis.