Kanali 7...

Torino turpëron Fiorentinën

Torino mposhti me goleadë 4 me 0 Fiorentinën në duelin përmbyllës të javës së 21 të kampionatit Italian, transmetuar në Tring.

 

Një ndeshje mjaft e mirë për vendasit të cilët likuiduan me lehtësi të pabesueshme një kundërshtar që është sipër tyre në klasifikim .Sfida u vendos kryesisht në pjesën e parë, aty ku pati një dominim total të skuadrës Granata.

 

Goli I parë që zhbllokoi sfidën u shënua me kokë nga Singo pas një krosimi të Mergim Vojvodes, shqiptarit nga Kosova në minutën ë 19.

 

Pak minuta më vonë ishte Brekalo që dyfishoi shifrat, I njëjti lojtar që po në pjesën e parë realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Torinon pas një gafe të Kajehon. Në pjesën e dytët Fiorentina nuk dha shenja jete, madje pësoi edhe golin e fundosjes totale me anë të Sanabria.

 

Vjollcët kanë 32 pikë po aq sa Roma dhe Lacio, ndërsa Torino ngjitet ne 28 pikë.