Panelet diellore/ SHBA kërkon të ulë varësinë nga Kina
Prodhuesit dhe konsumatorët amerikanë tani kanë më shumë arsye për të përdorur panelet diellore për energji, pas miratimit të paketës …
Kanali 7...
Një ushtar rus do të dalë në gjyq në Ukrainë pasi akuzohet se ka torturua nëntë civilë ukrainas në qytetin Irpin.
Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, sipas raportimeve të Ukrinform. Prokurorët ukrainas ngritën një aktakuzë si pjesë e një hetimi të posaçëm paraprak për shkelje të ligjeve dhe rregullave të luftës. Hetimi zbuloi se në muajin mars, i pandehuri, i cili vepronte si pjesë e Regjimentit të 234-të Sulmues të Forcave të Armatosura Ruse, mori peng nëntë burra ukrainas. Së bashku me personelin tjetër ushtarak rus, torturoi 9 civilët ukrainas.
“Të burgosurit u rrahën me qytë pushke dhe u lanë pa ushqim e uj. Ata u kërcënuan me vrasje”, tha prokurori.
Ky nuk është rasti i parë, pasi dhe një tjetër ushtar rus u akuzua në mungesë për torturimin e një familjeje dhe plaçkitje në fshatin Lukashivka, në rajonin e Chernihiv.
Prodhuesit dhe konsumatorët amerikanë tani kanë më shumë arsye për të përdorur panelet diellore për energji, pas miratimit të paketës …
Ligjvënësja Liz Cheney, kundërshtarja më e ashpër republikane e Donald Trumpit në Kongres, u mposht në zgjedhjet paraprake të kësaj …
Rusia parashikon që të hyrat nga eksporti i energjisë t’i rriten këtë vit për gati 100 miliardë dollarë, ka raportuar …
Një sërë shpërthimesh dhe një zjarr që ende vazhdon të digjet, e kanë kthyer Gadishullin e Krimesë të aneksuar nga …
Një grua në Kretë ka denoncuar në polici burrin e saj. 36 vjeçarja pretendon në denoncimin e saj se …