Kanali 7...

Turqi/ Vrasësi ekzekuton policin, autori i krimit plagos edhe një efektiv tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në nje qytet ne Turqi, ku nje polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër eshte plagosur.

 

Pas denoncimeve se nje i dyshuar për vrasje në Antalia, ndodhej në një nga hotelet e qytetit, autoritetet turke përgatitën një operacion për arrestimin e tij.

 

Por gjatë ndërhyrjes pati shkëmbim zjarri, e për pasojë mbetën të plagosur dy policë, por njeri prej tyre nuk arriti t’u mbijetojë plagave të renda.

 

Policia ende nuk ka bere arrestimin e autorit, pasi 22-vjecari ka mundur te arratiset.