Harta e re Gyqësore/ Avokatët e Korçës vendosin bojkot pa afat
Avokatët e Dhomës së Avokatisë në Korçë, kanë shpallur ditën e sotme bojkot pa afat për të gjitha seancat gjyqësore. …
Kanali 7...
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kishte planifikuar një vizitë këtë të martë në Nikosia dhe Athinë, ndërsa të mërkurën do të udhëtonte për në Ankara. Por pas rikthimit në Mesdhe të anijes turke “Oruç Reis”, planet e ministrit gjerman kanë ndryshuar.
Sipas mediave greke, ai ka vendosur të anulojë vizitën e tij në Turqi, në shenjë pakënaqësie për veprimin e fundit provokues turk. Gjithashtu, nga Berlini, përfaqësuesi i Kancelarisë, Stephen Seibert u shpreh i zhgënjyer nga hapi i Turqisë.
“Nëse do të bëhet një kërkim i ri, kjo do të ishte shumë e trishtë dhe në mendimin tonë, një hap iracional. Një gjë e tillë nuk do të funksiononte në favor të marrëdhënieve BE-Turqi.”
Të hënën anija turke “Oruç Reis” iu rikthye fushatës kërkimore në Mesdheun Lindor për 10 ditët në vijim. Në këtë fushatë do të shoqërohet dhe nga dy anije të tjera, Ataman dhe Cengiz Han.
Ministria e Jashtme Greke në një deklaratë zyrtare nënvizoi se eksplorimi në jug të ishullit të Kastellorizo përbën një përshkallëzim të madh dhe kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj paqes dhe sigurisë në rajon.
Avokatët e Dhomës së Avokatisë në Korçë, kanë shpallur ditën e sotme bojkot pa afat për të gjitha seancat gjyqësore. …
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të …
Mbrojtja e Kosovës nga forcat paqeruajtëse është e domosdoshme pas deklaratave kërcënuese të Rusisë. Deklarata vjen nga kryeministri i Kosovës …
Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel kishte në fokus vetëm dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës dhe …
Pas miratimit të propozimit francez nga parlamenti bullgar që nënkupton heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut për të vazhduar …