Kanali 7...

Turqia teston raketat ruse, reagon SHBA: Akt i papajtueshëm për një anëtar të NATO-s

Turqia nuk heq dorë nga veprimet provokuese edhe pas paralajmërimeve për sanksione të rënda nga SHBA dhe BE. Forcat e armatosura turke testuan sistemin ajror rus të mbrojtjes, S-400 në provincën Sinop të Detit të Zi.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan ashpër duke thënë se aktivizimi i raketave është i papajtueshëm me përgjegjësitë e Turqisë si një aleat i NATO-s dhe një partner strategjik i Amerikës.

 

Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Jim Risch, deklaroi se ky veprim përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për avionët bombardues amerikanë F-35 dhe sistemet e tjera të aleatëve të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

 

Sistemi i mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi S-400, është modeli më i fuqishëm deri tani i një serie, që u zhvillua në Bashkimin Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore dhe u modernizua më vonë në Rusi. Ky sistem i ka kushtuar Turqisë 2.5 miliard dollarë dhe testohet në një kohë kur janë rikthyer sërish përplasjet në Mesdhe me Greqinë.

 

Ministria e Jashtme greke në një reagim zyrtar, e konsideron Turqinë emëruesen e përbashkët të problemeve në rajon.