Kanali 7...

U aksidentua sot me makinën e tij, vdes kirurgu i spitalit të Lezhës

Mjeku kirurg i Spitalit të Lezhës, Qesk Gjergji, i cili u aksidentua pasditen e kësaj të premteje, ka ndërruar jetë.

Makina tip “Benz” me të cilën ishte duke udhëtuar doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal, në anë të rrugës.

Ai u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk arriti t’iu shpëtojë plagëve të marra.