Kanali 7...

U arrestua se vrau e dogji kushëririn/ Gjykata lë të lirë 18-vjeçarin, e shpëton fija e flokut

Pas 8 mujash hetime, Gjykata e Korçës ka lënë të lirë 18-vjeçarin Devis Hoti, i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 45-vjecarit Flamur Duçi nga fshati Mborje. Gjykata e Korçës ndryshoi masën e sigurisë për 18-vjeçarin nga “Arrest me burg” me “Detyrim paraqitje”, pasi nga analiza e ADN e një fije floku gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit, nuk i përkiste 18-vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes.

Nëna e 18-vjeçarit tha se djali u mbajt padrejtësisht për 8 muaj në burg pa asnjë provë, ndërsa kërkoi që policia të gjejë autorin e vrasjes së 45-vjeçarit Duçi më të cilin janë edhe kushërinj. Valbona Hoti u shpreh se djali i saj është i pafajshëm dhe këtë e tregoi edhe vendimi i gjykatës.

Në 19 dhjetor të vitit të kaluar, u gjet i vrarë me thikë para dyqanit të tij në fshatin Mborje Flamur Duçi. Policia arrestoi pas përgjimeve ambientale si autor të dyshuar 18-vjeçarin Devis Hoti, i cili sipas grupit hetimor ishte konflikuar me viktimën për motive banale.