“Të lirë dhe të lumtur”/ Italianët mbushin restorantet, u kërkojnë policëve të largohen
Edhe pse Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia dhe ndodhet nën masa të rrepta kundër COVID, …
Kanali 7...
Kritiku i hapur i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është aktualisht në Gjermani, shkroi në Twitter se ai planifikon të kthehet në Rusi më 17 janar.
Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë, në gusht të vitit 2020, dhe u vendos në një gjendje kome në një spital në Siberi, para se të transferohej në një institucion të klasit botëror në Gjermani.
Testet laboratorike të kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë vërtetuar se Navalny ishte helmuar me një agjent nervor të klasës Noviçok, një rezultat i konfirmuar edhe nga Organizata Ndërkombëtare për Ndalimin e Armëve Kimike.
Pas helmimit të tij, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj gjashtë zyrtarëve rusë dhe një instituti kërkimor shtetëror.
Autoritetet ruse kanë pretenduar se asnjë gjurmë helmi nuk është gjetur në trupin e Navalny, para se ai të transferohej në Gjermani, dhe kanë refuzuar të hapin një hetim penal për incidentin.
Në fund të muajit të kaluar Shërbimi Federal i Burgjeve i Rusisë i tha Navalnyt të kthehej menjëherë nga Gjermania ose do të përballej me burg në Rusi për shkeljen e kushteve të një dënimi me burg të vitit 2014.
Navalny ka akuzuar presidentin, Vladimir Putin, për urdhërimin e helmimit, një pretendim i hedhur poshtë nga Kremlini./ Rel
Edhe pse Italia është një nga vendet më të goditura nga pandemia dhe ndodhet nën masa të rrepta kundër COVID, …
Fuqitë evropiane kanë paralajmëruar Iranin kundër nisjes së punës për prodhimin e uraniumit me bazë metali, duke thënë se kjo …
Mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin austriak, Vjenë, për të kundërshtuar masat ekstreme të ndërmarra nga qeveria për pandeminë e koronavirusit. …
Këtë të shtunë, Kina përfundoi ndërtimin e një spitali me 1,500 dhoma për pacientët me COVID-19 për vetëm pesë ditë, …
Partia e qendrës së djathtë të kancelares Angela Merkel, zgjodhi të shtunën zotin Armin Laschet, guvernatorin pragmatik të shtetit më …