Kanali 7...

U kapën pa maska në rrugë, ndëshkohen me gjobë qindra qytetarë

688 qytetarë janë ndëshkuar me 3 mijë lekë gjobë gjatë 24 orëve të fundit, pasi u kapën në rrugë pa maskat mbrojtëse.

132 prej tyre u konstatuan pa maska në mjetet private dhe ato të transportit publik.

Gjatë kontrolleve, janë shoqëruar në ambientet e policisë në të gjithë vendin, 13 shtetas, të cilët nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.