Kanali 7...

“U kërkoj falje fëmijëve të mi”/ Pasi u masakroi me thikë nënën 40-vjeçare, pendohet vrasësi

Paraditen e së premtes, 51-vjeçari shqiptar, i cili i mori jetën duke e goditur disa herë me thikë bashkëshortes së tij Eleonora, ka mbërritur në gjykatën e Zakinthos i lidhur me pranga dhe i shoqëruar nga efektivë të shumtë të policisë.

 

Autori akuzohet për tentativë vrasje, ndërsa gjatë hyrjes në gjykata ai ka bërtitur me zë të lartë për një kërkim falje për fëmijët e tij, siç raportojnë mediat greke.

 

Para Prokurorit Penal të Zakynthos, bashkëshorti-vrasës u shfaq i penduar për aktin e tij të rëndë.