Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Jepet masa e sigurisë për dy zv.drejtorët e policisë
Dy zv. drejtoreët e policisë, Albet Nushi dhe Nikollaq Pallla, janë paraqitur sot në gjykatën e Elbasanit për tu njohur …
Kanali 7...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kryetarin e bashkisë Veliaj se kanë tentuar të pengojnë aktivitetet politike të opozitës. Kryetari i forumit rinor Belind Kelliçi dhe Ina Zhupa, zëdhënëse e PD, mëngjesin e sotëm kishin shkuar në Sharrë për të filmuar një denoncim kundër inceneratorit të Tiranës, por janë ndaluar nga punonjësit e kompanisë.
“Kemi shkuar sot për të denoncuar në një ambient, në një territor ku është vend krimi. Ne momentin e parë që kemi mbërritur jemi rrethuar nga dhjetëra punonjës të kompanisë private. Në një skene tipike mafioze e drejtuar dhe dirigjuar nga drejtuesit e mafies së plehrave Edi Rama dhe Erion Veliaj në mënyrë të paturpshme ata kanë përdorur sot punonjësit e kompanisë private për të na agresuar, intimiduar dhe për të na ndaluar në kryerjen e misionit tonë si opozitë për të denoncuar aferat korruptive. Pasi jemi larguar për pak çaste për të kuptuar më së shumti se çfarë po ndodhte jemi ndjekur me makina private me targat AA024RR, tip Skoda dhe AA 674KY, tip Mitsubishi, të drejtuara nga punonjësit e kompanisë, të mbushura me punonjës të kompanisë për të na shoqëruar jashtë dhe për të na përzënë nga ambienti që rrethonte “Landfillin e Sharrës””, tha Belind Këlliçi.
Sipas opozitës inceneratorët kanë marrë deri më tani 75 milionë eruo nga buxheti i shtetit.
Dy zv. drejtoreët e policisë, Albet Nushi dhe Nikollaq Pallla, janë paraqitur sot në gjykatën e Elbasanit për tu njohur …
Kryesia e PS do te mblidhet kete te premte per te analizuar procesin e degjesave te zhvilluara ne çdo Bashki …
Deputeti i PD Gazment Bardhi është pyetur sot nëse do të marrë pjesë në protestës e thirrur nga ish kryeministri …
Shtimi i kushteve për liberalizimin e vizave është diçka e papranueshme, ka deklaruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo …
Banoret e Ternovcit te Madh, ne Bujanoc, u jane drejtuar serish kutive te votimit per te pesten here, per te …