Kanali 7...

Varhelyi: Të pritet Venecia për Kodin Zgjedhor

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi këshillon Parlamentin shqiptar që të mos nxitohet në rivotimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi u sugjeron palëve që të presin opinionin e Komisionit të Venecias.

“Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut”, shkroi komisioneri.

Komisionit të Venecias ju drejtua presidenti Ilir Meta, i cili kërkon nga mazhoranca reflektim për të zbatuar marrëveshjen e 5 Qershorit.