Kanali 7...

Vasili i përgjigjet Ramës: Pis që lë në tokë trupat e viktimave

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi pas videomesazhit të kryeministrit Edi Rama për diskutimin e ndezur për numrin e viktimave. Pavarësisht reagimit të Ramës, Vasili nuk i kurseu sërish akuzat për të. Ai e quajti kryeministrin një pis që përdor mjekët e përdhos viktimat.

 

“Një pis që ndyn edhe jetën, por edhe vdekjen!! Një pis në krye të qeverisë përdhos ata që humbin jetën me COVID dhe i lë në tokë trupat e tyre dhe ka surrat e flet. Qytetarët kanë humbur jetën nga COVID dhe ky pis i fsheh vdekjet e tyre. Çfarë është ky pis mendjedegraduar, që përçmon kufomat dhe përdhos edhe vdekjen. Çfarë është ky llapaqen rruge që përdor e shpërdor mjekët për poshtërsitë e tij. Nëqoftëse s’ka turp e del e flet për fakte që ulërijnë duhet ta dijë se përveç se ka shtuar veprat penale në dëm të vetes, por i shtoi vetes një mallkim, që do ta ndjekë hije e zezë gjithë jetën.”

 

Edi Rama hodhi poshtë akuzat e opozitës për manipulim të shifrave të pacientëve që humbin jetën nga koronavirusi. Sipas Ramës, opozita po bën politikë me viktimat.