Kanali 7...

Vasili “sulmon” Ramën: Kryeministri, armiku numër një i shëndetit të shqiptarëve

“Kryeministri, armiku numëri një i shqiptarëve”. Kështu u shpreh nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili gjatë një deklarate për mediat.

Duke iu referuar menaxhimit të pandemisë nga qeveria, Vasili tha se kemi të bëjmë me një veprimtari të strukturuar që vepron në dëm të shqiptarëve.

Sipas tij, mbajtja e maskës është mjeti i fundit që duhet të ndërmerret për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Lidhur me një pandemi që i ka dalë tërsisht nga duar. Përballë keni një kryeministër, armiku numër një i shëndetit të shqiptarëve. Ishte ky që e cilësonte pandeminë si një grip, më pas tha se ishte një bombë. Ishte ky që u tha që do të gjobiten për maskat. Testim, tesim tha OBSH, ndërsa ky që është më i zgjuar tha nuk ka nevojë për testimi. Vendosi gjoba nga më të cmendurat, vendoi gjoba dhe u hoqi patentën dhe u rrëmbente makinën. Arriti të prodhonte dhe ‘fakeneës’, ju e bani mend videon që ai nxori. Jo më larg se dje të përgënjeshtronte lajmet që lidheshin me pandeminë e grupit spanjoll. Dy spitalet Covid-1 dhe Covid 2, ky nuk ka vënë asnjë tull në këto spitale e jo më të vendosë të tjerë. Ku bëhen testimet. Tetsimet bëhen në laberatorin e ngritur në 2009. Është shumë e qartë që kemi të bëjmë me një veprimtari të struktutruar mirë në dëm të qytetarëve. Ja kemi thënë dhe ja themi sërish përdorimi i maskave është një hap, por është hapi i fundit nga hapat që duhet të ndërmerren.”