Finalja e Konferencë Ligës, nis hyrja e tifozëve në stadium
Tre orë para fillimit të ndeshjes, pranë stadiumit të Air Albania janë afruar tifozët e Feynoord dhe Romës. Mësohet …
Kanali 7...
Sporti duhet të jetë “fair play” dhe jo një bandë e paprekshme nga askush. Ky është mesazhi i përcjellë ditën e sotme nga kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj gjatë mbjelljes së disa pemëve në parkun e Liqenit.
Ai shfrytëzoi këtë dalje për të sulmuar në mënyrë direkte kreun e federatës shqiptare, Armando Duka duke theksuar se beteja për gjelbërimin e kryeqytetit dhe krijimin e hapësirave sportive do të vazhdojë.
ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISË TIRANË
“Ti mund të jesh i pavarur, por nuk mund të jesh i paprekshëm! Ti duhet të tregosh ku shkuan paratë e FIFA-s dhe UEFA-s. Për sa kohë që Bashkia e Tiranës bën terrene të tilla, si këto fushat ngjitur, si fushat lart në kodër, që ia merr zaptuesit dhe ia kthen qytetit, unë do vazhdoj ta bëj këtë betejë për mijëra fëmijë. Sporti duhet të ketë fair play, studentët duhet të kenë fair play, një fëmijë i vogël meriton fair play”.
Sipas kryebashkiakut, lirimi i hapësirave të zaptuara te liqeni ka qenë një sfidë më vete që po gjen zgjidhje.
ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISË TIRANË
“Sot kemi marrë mbrapsht gjysmën e Liqenit, që ishte abuzuar dhe zaptuar. Është një metaforë edhe për betejat që po bëjmë sot. Koha më e mirë për të mbjellë pemë ishte përpara 20 vjetësh, por koha e dytë më e mirë për të mbjellë një pemë është sot. Ndaj, besoj fort se duhet të japim një shembull që në këtë qytet nuk zotëron mafia, nuk zotëron një bandë nga Shijaku, dhe çudirat që po dëgjojmë prej asaj bande”.
Kreu i bashkisë përfundoi fjalën e tij duke thënë se kur të shkruhet historia e qytetit, përpjekjet që janë ndërmarrë sot do të shërbejnë për brezat e ardhshëm.
Tre orë para fillimit të ndeshjes, pranë stadiumit të Air Albania janë afruar tifozët e Feynoord dhe Romës. Mësohet …
E sotmja do të jetë një natë festë në Romë. Edhe pse pjesa më ultrase e fansave është zhvendosur …
Tirana është në qëndër të vëmendjes së opinionit sportive europian këtë të mërkurë. Në stadiumin tonë kombëtar do të …
Katër tifozë italianë dhe holandeze janë aktualisht të shtruar në spital si pasojë e incidenteve të rënda të mbrëmjes së …
Tirana kaloi nje nate te veshtire ne rruget e saj si pasoje e sjelljes huliganiste te tifozeve te saj. Perplasjet …