Shtohen kontrollet në Lezhë/ 14 shoferë drejtonin makinën të dehur dhe pa patentë, 9 në pranga
Shtohen kontrollet nga Policia Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve si dhe krijimin e lehtësirave për të gjithë përdoruesit e …
Kanali 7...
Ekspertët më të mirë të sigurisë në botë, duke u bazuar në të gjitha të dhënat që morën agjencitë ligjzbatuese hartuan efektetet që dha COVID në zinxhirin e kriminalitetit në botë. Alma Zadic, ministrja e Drejtësisë në Austri, bëri një panoramë të plotë se si lëvizën grupet kriminale. Sipas ekspertëve, vetëm vjedhësit e banesave dhe ata të xhepave në botë, ngelën të papunë, kjo sepse njerëzit rrinin në shtëpi.
Fusha të krimit të organizuar patën rritje. Shembulli më tipik është pëpjekja maksimale e tyre për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga tregtia e mallrave për të cilat kishte shumë kërkesë, maska, ilaçe dhe dizinfektantë. Grupe të mëdha kriminale përfituan t’i bënin këto mallra falso ose kontrabandë dhe ato përbënë rrezik për njerëzit. Kjo pasuroi shumë trafikantë.
Ndryshimi i sjelljes njerëzore që gjithë aktivitetin saj e hodhi online, i dha mundësi grupeve kriminale të zhvillojnë më shumë krimin kibernetik, i cili është në lulëzim të plotë dhe me rritje eksponenciale. Mbi të gjitha pati një ndikim negativ te bashkëpunimi në çështjet e gjyqësorit dhe të sigurisë midis vendeve të BE-së. Në muajt e krizës, hetimet, ekstradimet dhe bashkëpunimi në çështjet ligjore u goditën rëndë nga mungesa e mundësisë për të qenë prezent fizikisht në to, si edhe për shkak të kufizimeve të udhëtimeve.
Në këtë kohë, vetëm bashkëpunimi është i domosdoshëm dhe duhet gjendur mënyra që të vijojë në çdo krizë. Mbingarkesa e qeverive të cilat po menaxhonin krizën ju dha mundësi disa grupeve të forconin pozicionin e tyre territorial. Në disa raste grupet kriminale morën përsipër detyra gjasme sociale, shpërndanin maska, ushqim dhe para për ata që ishin në vështirësi. Kjo i ndihmonte të pastronin para dhe të forconin lidhjet në shoqëri. Grupet kriminale morën në kontroll kompani që falimentuan.
Shtohen kontrollet nga Policia Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve si dhe krijimin e lehtësirave për të gjithë përdoruesit e …
Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. …
Një 69-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Llakatund. …
Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pas një aksidenti. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një qendre …
19 vrasje me 20 viktima, ku tre prej tyre janë brenda familjes. Ky është bilanci i krimeve të rënda për …