U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 21-vjeçari në Korçë
Policia në Korçë ka vënë në pranga një të ri pasi u jepte ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të …
Kanali 7...
TONIN FRROKU, GAZETAR
Nga gjashtë gjyqtar që ka patur Gjykata e Apelit te Korçës momentalisht shkallët e kësaj gjykate edhe ditën e sotme i ka ngjitur vetëm një gjyqtar. Ne kushte te tilla prej një viti janë pezulluar 200 dosje civile ndërkohë qe gjykata është ne vështirësi për te gjykuar edhe çështjet penale.
Shkak për ngërçin e krijuar është bërë procesi i vettingut. Sipas juristëve situata është jonormale pasi në shumë çështje nuk po arrihet të kapen afatet ligjore.
ARBEN LENA
KREU I DHOMES SE AVOKATISE KORÇE
Situata ka qene kritike edhe me pare. Pasi ishin vetëm dy gjyqtare. Janë gjykuar vetëm çështjet penale. Çështjet civile dhe divorcet nuk janë shqyrtuar prej mese një viti. Situata ka qenë kritike. Dua te sjelle ne dijeni tuaj qe ka shumë të arrestuar që janë në limitet e çështjes dhe do jetë shumë e vështirë pasi kudo paraqitet e njëjta situate. Te mendosh gjykate apeli me një gjyqtar është jo normale.
Në Gjykatën e Apelit të Korçës çështjet e vetme që po shqyrtohen janë ato të dhënies së masave të sigurisë. Seanca këto që janë zhvilluar me gjyqtarë të komanduar nga gjykata të tjera të vendit. Pak ditë më parë si rrjedhojë e procesit të vettingut u shkarkua nga detyra gjyqtarja Etleva Temo, e cila mbante postin e kryetares së komanduar në këtë gjykatë.
Policia në Korçë ka vënë në pranga një të ri pasi u jepte ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të …
Shtohen kontrollet nga Policia Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve si dhe krijimin e lehtësirave për të gjithë përdoruesit e …
Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. …
Një 69-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Llakatund. …
Një 40 vjeçar ka ndërruar jetë në Tiranë pas një aksidenti. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një qendre …