Kanali 7...

VIDEO/ Braçe: Futbolli shqiptar i korruptuar, rezultatet paracaktohen, pse s’ka rezultat për hetimet ndaj Tiranës?

Erion Brace e konsideroi të korruptuar futbollin shqiptar e për më tepër me gara që paracaktohen.

Deklaratat, zvëndëskryeministri i bëri në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus.

Ai shtoi ky futboll i korruptuar dhe që udhëheqin këta burra në Shqipëri, padyshim që ka edhe impaktin  e vet edhe në rezultatet e Kombëtares së Shqipërisë.

 

Kam thënë futbollin e korruptuar që ata udhëheqin, dhe e udhëheqin në mënyrë politike, partiake. Kush është në futboll brenda dhe ka si produkt të futbollit këtë futbollin e korruptuar që e keni parë kohë pas kohe, këtë futbollin ku rezultatet paramendohen, paracaktohen ku edhe fituesit paracaktohen, edhe kur kapen “me presh në duar” nuk hetohen, ka një hetim kam përshtypjen për këtë ekipin kampion që është varur prej  muajsh të tërë dhe nuk ka një konkluzion nga Komisionet e FSHF, por mua më shqetëson degradimi në një top politik të topit të futbollit, sepse kjo klimë që është krijuar në futbollin shqiptar është paraqitur edhe ne rezultatet e Kombëtares së Shqipërisë. Ky futboll i korruptuar dhe që udhëheqin këta burra në Shqipëri, padyshim që ka edhe impaktin  e vet edhe në rezultatet e Kombëtares së Shqipërisë  dhe është fatkeqësi sepse në këtë momënt Shqipëria ka një nga brezat më të talentuar që mund të ketë pasur ndonjëherë, natyrisht bën diferencë sepse luan edhe në kampionatet më të forta të botës sot që flasim, kështu që është vërtet për të ardhur keq kjo klimë e tensionuar që ka sjellë stop-imin e të gjitha aktiviteteve sportive në këtë vend dhe që ka një natyrë tërësisht politike, në mënyrën sesi shtrohet, sesi prezantohet të djegë një brez, që është më i talentuari që i ka ardhur Shqipërisë.

 

Ndërsa një pjesë të kërkesave të Ligës Profesionistë i quajti politike:

 

“ Për mua një pjesë e kërkesave të ligës janë politike, të qarta, kërkesat për të mos paguar 10 vjetë tatim mbi rrogën, kur të gjithë ju apo të tjerë paguajnë tatim mbi rrogën, këta të thonë që ne nuk duam të paguajmë tatim mbi rrogën mbi 10 vjet, kur marrin rroga shumë të mira. Ka futbollistë në Superligën Shqiptare që paguhen 11-12 mijë Euro në muaj dhe bëjnë 2-3-4 gola gjithë sezoninn. E kupton cfarë derexheje është? Të bësh këtë kërkesë dhe pasi e bën, të thuhet unë nuk flas me ty, patjetër që është politike., shtoi Brace per Quo Vadis “