Kanali 7...

“Virusi nuk ka vrare asnje person” – mjeku italian e konsideron mashtrim Covid-19

Italia vazhdon të regjistrojë një numër të lartë të infektimeve me Covid-19, ku shifrat kanë arritur në nivele rekord prej disa ditësh.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, tregojnë se në 24 orët e fundit 10,925 persona rezultuan pozitivë me koronavirus. Gjithashtu u regjistruan edhe 47 viktima të tjera duke e çuar kështu bilancin total të viktimave në 36. 474 qysh prej fillimit të pandemisë.

Italia ka shtuar masat kufizuese për të shmangur izolimin e plotë, por disa ekspertë kanë vënë në dyshim ekzistencën e virusit covid. Ndërsa po fliste në lidhje me mjekët në frontin e parë të betejës me Covid-19, doktori Pasquale Mario Bacco ka bërë deklarat֝ën tronditëse se epidemia aktuale është një mashtrim. Sipas tij, protokollet e ndjekura prej tyre kanë qenë të gabuara dhe është pikërisht kjo arsyeja e vdekjes së pacientëve me virus.

PASQUALE MARIO BACCO

DOKTOR ITALIAN

Theksojmë se virusi nuk ka vrarë asnjë person. Ne kemi aplikuar terapi dhe protokolle, krejtësisht të gabuara. Nuk i ka vrarë njerëzit viroza, i kemi vrarë ne, u kemi djegur mushkëritë me oksigjenin qe nuk duhej përdorur, ndërkohë që ka ilaçe e terapi të thjeshta. Mjekët janë kthyer në instrumente që sjellin vdekje. Nëse do të ishin lejuar autopsitë, do të shihnim gabime prej fëmije të bëra nga ne mjekët. Është fshehur gjithçka nga media dhe politika e shitur. Kur themi të vërtetën nuk duhet të kemi frike. Ende tani, jemi në një situatë terrori. Thonë se ka filluar vala e dyte e virusit, por le ti lemë këto idiotësira. Është në qarkullim, vetëm një virozë e zakonshme.

Këto deklarata të bëra në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian, kanë krijuar polemika të forta midis popullit italian por jo vetëm, të cilët ndodhen tashmë në një konfuzion faktesh të paraqitura nga ekspertë mjekësorë