Rama për median franceze: Procesi i integrimit në BE si pilulë kundër depresionit
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, ndërsa një ditë më parë u mbajt samiti i BE-së, …
Kanali 7...
Viti akademik 2020-2021 do të jetë i alternuar mes auditorëve dhe leksioneve online.
Ministrja Evis Kushi tha në “Quo Vadis” se disa fakultetet që e kanë të vështirë ta zhvillojnë mësimin online janë duke punuar intensivisht për ta përballuar me sukses këtë sfidë.
“Fillimi i mbarë i vitit akademik është sfida e radhës, unë sot zhvillova një takim dhe me rektorët e universiteteve pikërisht për këtë arsye, për të diskutuar rreth masave që ata kanë marrë për të përballuar me sukses këtë vit të ri akademik, më rezulton që pjesa më e madhe janë në rrugën e duhur, patjetër që i kanë përshtatur të gjitha protokollet e hartuara nga Ministria, një pjesë e tyre i kanë marrë masat përsa i takon mësimit online sepse disa universitete kanë preferuar që leksionet ku nr i studentëve është më i madh të jenë online, ndërsa praktikat apo sëminaret të jenë në klasë dhe duke qënë se leksionet bëhen online kuptohet që dhe mjediset, kapacitetet janë më të mëdha për të respektuar dhe distancat, por ka disa fakultete që e kanë të vështirë ta bëjnë mësimin online, kështu që nuk është i njëjti standard që përdoret kudo, por më rezulton që janë duke punuar intensivisht për ta përballuar me sukses këtë sfidë, ndërgjegjësimi tek universitetet është dhe më i madh sepse studentët janë moshë madhore.”
Një nga kërkesat e vazhdueshmë të studentëve është edhe ulja e tarifave. Për këtë, Kushi theksoi se po komunikojnë me universitetet, me qëllim që vendimet të jenë sa më të drejta.
“Studentët kanë kërkuar uljen e tarifave të masterit dhe ju e dini që me ligjin e Arsimit të Lartë tarifat e masterit përcaktohen nga universitetet, jo nga Ministria kështu që ne në mënyrë të vazhdueshme komunikojmë edhe me universitetet në mënyrë që vendimet të jenë të drejta, por të mos harrojmë që nga pakti mbështetja që i është dhënë nga qeveria dhe Ministria e Arsimit ka qenë e madhe duke filluar që nga punësimi i studentëve ekselentë, praktikat e punësimit, investimet në infrastrukturë, konvikte, pra në përgjithësi Pakti për Universitetin ka sjellë edhe arsim më cilësor por edhe një përmirësim të shërbimeve ndaj studentëve, jam e ndërgjegjshme që ka akoma shumë punë për të bërë, por ama pakti ka dhënë një tjetër cilësi dhe gjallëri. Patjetër që studentët pretendojnë dhe kanë të drejtë, dhe unë do përpiqem që dhe me ta bashkëpunimin ta kem sa më të ngushtë, në mënyrë që të gjitha vendimet që marrim të jenë dhe për arsim cilësor dhe për shërbime më të mira ndaj tyre.”
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, ndërsa një ditë më parë u mbajt samiti i BE-së, …
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të …
Gjermania e hoqi nenin për ndalimin e reklamës së abortit. Falë vendimit të sotëm në Bundestag, rehabilitohen edhe mjekët e …
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si “dështim të plotë” samitin Bashkimi Evropian (BE) …
Analisti nga Maqedonia e Veriut Albert Musliu ka folur ditën e sotme, i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në …