Kanali 7...

Votoi kundër lirimit të Dritan Dajtit/ Rikthehet në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër

Kolegji i Posaçëm I Apelimit ka rikthyer Fuat Vjerdhën, në detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkodër. Vendimi u mor ditën e premte dhe u konfirmua nga vetë Vjerdha përmes një postimi në “Facebook”.

Pas përjashtimit nga procesi i vetting-ut, KPA, pas disa muajsh vendos rikthimin e tij në detyrë, duke u bërë i pari që rikthehet nga të gjithë të përjashtuarit.

Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit.