Kanali 7...

Vrasja e babë e bir brenda në shtëpi në “sy” të policisë/ Kalohet për gjykim Ardian Çapja dhe 3 të tjerë

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim të Ardian Capjas, Elvis Bardhit, Klajdi Dokolli dhe Etien Cani.

Të katërt këta persona janë të akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqiri në 2012, babë e bir në shtëpinë e tyre në Elbasan.

Ndersa per dy shtetasit e tjere te akuzuar Florenc Capja dhe Olsi Lekun cështja është e ndarë.

Në seancën e kaluar prokurori ka kërkuar bashkimin e çështjes, pasi Florenc Capja konfirmoi nga Dubai ( atje ku është arrestuar) që kishte marrë dijeni për seancat në Gjykatën e Posaçme.

Organi i akuzes ka dyshime se Florenc Capja mund te jete urdheruesi i vrasjes se babe e bir ne 15 gusht 2012.

Nezir dhe Gentian Beqiri ishin nen ruajtjen e policise ne banesen e dyte ne nje pallat ne Elbasan, per shkak se Gentian Beqiri akuzohej per vrasjen e Sokol Capjes ne vitin 2005.

Mirepo, ndonese ata ruheshin, autoret duke shmangur policine nen rrethana qe nuk dihen, u futen brenda dhe qelluan per vdekjen Gentian Beqirin dhe babain e tij Nezir Beqiri.