Kanali 7...

Vrasja në Elbasan/ Policia del me reagimin zyrtar, identifikohet autori

Policia e Elbasanit ka dalë me reagimin zyrtar për ngjarjen e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e sotme.

 

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes disa të rinjsh.

 

Autor i kësaj ngjarje është një 20 vjeçar me iniciale K.Sh, I cili qëlloi për vdekje Madrit Ulqinakun 25 vjeç.

 

Policia po punon për kapjen e autorit.

 

Elbasan/Informacion paraprak

 

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen “Kongresi”,  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan.

 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

 

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes