Plantacion kanabisi me 2000 bimë në magazinë/ Arrestohen tre shqiptarë në Spanjë
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke arrestuar 3 persona. Shqiptarët u kapën …
Kanali 7...
Pas 4 ditësh i mbytur në rezervuarin e fshatit Kolanec, ëshët zbardhur dinamika e vrasjes së 26 vjeçarit, Martin Çeço.
Për këtë krim janë në vënë në pranga 3 persona, Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, të cilët e kishin inskenuar ngjarjen si vetëvrasje. Buzë rezervuarit autorët e dyshuar kishin lënë shapkat e 26 vjeçarit, por pas nxjerrjes së trupit të pajetë të të riut, policia konstatoi shenja dhuna në pjesën e fytit.
Burime për Vizion Plus, bëjnë me dije se 26 vjeçari kishte krijuar njohje me një vajzë dhe kishte komunikime të vazhdueshme me të.
Njohjen e kanë mësuar autorët e dyshuar, të cilët i kanë kërkuar 26 vjeçarit të mos e vazhdojë raportin me të renë, por viktima nuk është bindur.
Dyshohet se vajza për të cilën është vrarë Martin Çeço ka qënë në lidhje paralele me një nga autorët.
Në kushte të tilla, sipas të njëjtit burim, autorët ia kanë bërë të ditur këtë fakt edhe babait të viktimës, por duket se as presioni i babait se ka ndaluar 26 vjeçarin të ndërpriste kominikimet me vajzën.
I ndjeri sipas banorëve të zonës nuk e kishte mbaruar as shkollën 9 vjeçare, madje nuk dinte as të shkruante e as të lexonte, por merrej vetëm me prerje të lëndës drusore bashkë me të atin.
Ka qënë motra e 26 vjeçarit, e cila jeton në kryeqytet, ajo që ka detyruar babain të denoncojë zhdukjen e djalit.
Natën kur dyshohet se ka ndodhur ngjarja autorët e kanë nxjerrë nga shtëpia Martin Çeçon në orën 23:00 dhe për këtë arsye, 26 vjeçari ka dalë i veshur nga shtëpia me tuta, bluzë dhe shapka.
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke arrestuar 3 persona. Shqiptarët u kapën …
Në kuadër të kontrollove në rrugët e vendit për parandalimin e aksidenteve, policia bën me dije se ka ndaluar një …
Federata Ndërkombëtare e Notit ka ndaluar Anita Alvarez që të garojë në Budapest. Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë …
Goditen 2 raste të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për prostitucion, vihen në pranga 2 shtetase. Specialistët e Seksionit …
Gjykata ka lënë në burg dy policët dhe dy doganierët e arrestuar në Qafë Thanë pak ditë më parë. …