Kanali 7...

Vuçiç udhëton drejt Stambollit, takohet me presidentin Erdogan

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është takuar sot me homologun e tij turk, Rexhep Tayip Erdogan.

 

Pas takimit, në një prononcim për mediat serbe, Vuçiç deklaroi në takimin dy palësh kanë diskutuar kryesisht për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale. Temë e diskutimit ka qenë edhe Kosova.

 

“Presidenti turk përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiç.