Kanali 7...

Yuri Kim prezanton zëvendësin, ka shërbyer më parë edhe në Serbi

Ambasadorja Yuri Kim i ka uruar mirëseardhjen zëvendësit të saj shqipfolës, Demian Smith, një diplomat karriere që ka shërbyer në Zelandën e Re, Tailandë, Serbi dhe Indi.

 

“Mezi presim që Smith të rizbulojë mikpritjen e popullit shqiptar dhe miqësinë e ngrohtë midis amerikanëve dhe shqiptarëve”, shkruan më tej ambasadroja Yuri Kim në postimin e saj në Twitter.

 

Zv.ambasadori Smith e ka vizituar për herë të parë vendin tonë, në vitin 1997, si turist.

 

Më parë, ai ka shërbyer si shef kabineti i Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, duke menaxhuar projekte të veçanta diplomatike për sekretarin e shtetit John Kerry.