Kanali 7...

Zbulohen email-et/ Djali i Joe Biden i përfshirë në një skandal në Ukrainë

Vetëm 20 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Neë York Post ka zbuluar detaje të reja mbi skandalin e Ukrainës ku është i përfshirë edhe djali i kandidatit Joe Biden.

 

Në kompjuterin e Hunter Biden janë gjetur disa emaile që vërtetojnë se në vitin 2015 ai prezantoi babanë e tij, atëherë zëvendës president  në administratën e Obamës, me një ekzekutiv të lartë në kompaninë ukrainase të energjisë “Burisma” pasi Hunter u bashkua me bordin e kompanisë. Hunter paguhej deri në 50,000 dollarë në muaj dhe pretendohet se ndikoi me sukses tek babai i tij për të bërë presion ndaj zyrtarëve të qeverisë së Ukrainës për të shkarkuar një prokuror që po hetonte kompaninë.

 

Kompjuteri laptop ku janë marrë të dhënat është dërguar në një dyqan riparimesh në shtetin e Delaëware në Prill të vitit 2019. Pronari i dyqanit ka thënë se bëri një kopje të hard drive dhe më vonë ia dha atë avokatit të Rudy Giuliani.

Presidenti Donald Trump në një postim në twitter përgëzoi New York post për ekspozimin e korrupsionit masiv duke shtuar se Joe Biden gjithmonë ka qenë një politikan i korruptuar.

 

Ndërkohë Facebook dhe twitter kanë kufizuar shpërndarjen e lajmit me argumentin se duhet verifikuar dhe mund të jetë një përpjekje për keqinformim.