Kanali 7...

Zbulphen parcela me kanabis në Himarë/ Në pranga dy persona

Policia e Himarës ka zbuluar një parcelë me bimë narkotike kanabis sativa  në vendin e quajtur “Gjimlik”.

 

Si rrjedhojë janë arrestuar dy persona si të dyshuar kryesorë për kultivimin e lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një 39-vjeçar me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe një 33-vjeçarm të dy banues në Vlorë.

 

Policia njofton se ka asgjësuar parcelën me kanabis ndërsa ka sekuestrua një sasi lëndë narkotike.

 

“Himarë/Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjimlik”.

Gjenden dhe asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Gjimlik”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-R. C., 39 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes.

-D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit, në fshatin Vuno, Himarë, në vendin e quajtur “Gjimlik”, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis (bimë në proces tharjeje).

Nga veprimet hetimore dyshohet se autorët e kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit R. C. dhe D. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpuni”, njofton policia.