Kanali 7...

Zgjedhjet/ Bylykbashi: PS do të marrë 6 mandate në Durrës, kurse opozita 8

Kandidati për deputeti i PD për Durrësin, Oerd Bylykbashi shprehet se socialistët e kthyen këtë qark në kryeqytetin e bandave të krimit të organizuar.

I ftuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Bylykbashi gjykon se PS nuk do të marrë më shumë se 6 mandate në këtë qark në 25 prill, ndërsa për opozitën mendon se do të fitojë 8 deputetë.

“Durrësi, një qytet i pajetueshëm. Janë mbledhur bandat më të rrezikshme. Në 2016 kam thënë në Parlamentin e Shqipërisë: Durrësin e keni kthyer në kryeqytetin e bandave të krimit të organizuar. Ndoshta në këtë moment janë duke goditur njëra-tjetërn, nën presionin e ndërkombëtarëve. PS i hapi derën në 2013 dhe i futi në Parlament. Krimi hynte në të gjitha zyrat e shtetit dhe bënte ligjin. Ky është modeli që i ka lënë peshqesh durrsakëve. Në gjykimin tim, PS nuk shkon më larg se 6 mandate. Opozita do të marrë 8 mandate.”