Kanali 7...

Zgjedhjet e 25 prillit/ Braçe nuk i “llogarit” si kundërshtarë Metën e Bashën

Erion Braçe nuk e sheh një “betejë” të mirëfilltë atë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, betejë e cila u rindez edhe më shumë pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

I ftuar në “Quo Vadis”, Braçe tha se më 25 prill, qytetarët shqiptarë do të zgjedhin në mënyrë direkte dhe se vota e tyre do të jetë përcaktuese për deputetin që ata duan t’i përfaqësojë në Kuvend. Po ashtu, ai ironizoi edhe kundërshtarët e tij politikë, duke i cilësuar si të paaftë për të nisur një luftë.

“Në 25 prill ne presim që qytetarët e Rep. së Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur me votë ata që do të jenë në Parlament dhe qeverinë e ardhshme. Nuk pres as luftë me Ilir Metën, as luftë me Lulëzim Bashën, as me të tjerë njerëz që s’janë as për luftë me thënë të drejtën”, tha Braçe.