Kanali 7...

Zgjedhjet/ Trump: Nëse kemi të drejtë për mashtrimet, Biden nuk mund të jetë President

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, iu drejtua amerikanëve nga Shtëpia e Bardhë, në një fjalim të cilin e quajti si një nga më të rëndësishmit të mbajtur ndonjëherë.

Trump këmbënguli se zgjedhjet ishin të manipuluara duke vënë në dukje se ekspertët kishin parashikuar që rezultatet përfundimtare do të duheshin ditë ose edhe muaj për t’u verifikuar, gjë që nuk ndodhi.

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Për muaj me radhë, përpara zgjedhjeve presidenciale, ne u paralajmëruam se nuk duhet të shpallnim një fitore të parakohshme. Na u tha në mënyrë të përsëritur se do të duheshin javë, ose muaj, për të përcaktuar fituesin, për të numëruar fletët e votimit që mungonin dhe për t’i verifikuar. Në fakt, ata po vepronin sikur ta dinin se cili do të ishte rezultati. Ky zgjerim i votimit përmes postës hapi portat e para të mashtrimit masiv.”

Kreu i Shtëpisë së Bardhë pretendoi se gjykatësit që kanë rrëzuar 40 nga 41 çështjet e ekipit e tij për mashtrim votash nuk kanë pranuar provat e tij.

“Ne tashmë i kemi provat dhe ato janë shumë të qarta. Shumë njerëz në media dhe madje edhe gjykatës deri më tani kanë refuzuar t’i pranojnë ato. Ata e dinë që është e vërtetë.  Ata e dinë kush i fitoi zgjedhjet, por ata nuk pranojnë ta thonë.”

Në fund të fjalimit e tij Trump e cilësoi të pazakontë gjithë procesin e zgjedhjeve.

“I gjithë procesi  ishte shumë, shumë i çuditshëm”.

Trump tha se do të vazhdojë luftën për të mbrojtur sistemin nga ky sulm i koordinuar, në mënyrë që të numërohen vetëm votat e ligjshme.

Ndërkohë, Kolegji Zgjedhor pritet të shpallë fituesin e zgjedhjeve më 14 dhjetor.