Kanali 7...

Zv/ministri grek çon lule te varri i Katsifas: Këta janë heronjtë tanë

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Kostis Vlahos zhvilloi këtë të mërkurë homazhe në Bularat.

 

Ai çoi lule tek varri i Konstandinos Katsifas dhe takoi familjarët e tij.

 

“Këtu ushtarët tanë në 1941 kanë zhvilluar një nga betejat më të përgjakshme. Ishin njerëz të thjeshtë që pa u menduar dy herë dhanë jetën për lirinë e atdheut. Të jeni krenarë që jetoni në këtë dhe heronjsh, si mbrojtës të vlerave dhe trashëgimisë së atdheut tone. Këta që ndodhen këtu janë heronjtë tanë”, tha ai.